“Një i çmendur, një vend çmend” – Nënkryetarja e PD: I keni bërë shqiptarëve një dëm të lartë mendor! Marrin 240 euro pagë minimale dhe paguajnë 72 mln euro për “shëndetësinë falas”








Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma është shprehur me kritika ndaj mënyrës së menaxhimit të situatës së pandemisë nga qeveria. Nga foltorja e Kuvendit, Duma tha se qeveria flet vetëm për arritje dhe propagandë dhe nuk përmend asnjëherë problematikat që hasin.

Demokratja shprehet se shqiptarët që marrin vetëm 240 euro pagë minimale, paguajnë 72 mln euro nga xhepi i tyre për atë që mazhoranca e konsideron “shëndetësia falas”.

“Sot flasim këtu për dozat e vaksinave, sa doza do vijnë;  me sa do të blihen; erdhën vonë apo herët; ndërsa nuk flasim për overdozën; Overdozën e depresionit, nga lodhja e rropatja, pasiguria, varfëria për shqiptarët. Jemi në një Overdozë të një regjimi frenetik depresioni. Nëse do ta shihnim si tablo  gjendjen e shqiptarëve sot, imazh do ishte një një vend ku ka rënnë bomba e kaosit dhe njerëzit me kokat e zhytura në renë e zezë të depresionit lëvizin pa rend pa kohë pa system. Përplasen, rrëzohen ngrihen të dëmtuar e lëvizin kuturu ti dalë ku të di dalë.

Në këtë kaos, në këtë vend ku brenda një viti krejt papritur  mungojnë në shkolla 11 500 fëmijë, ku në pak vite mijëra mjekë dhe infermierë që lënë Shqipërinë,  ndërsa shqiptarët me rrogë minimale 240 euro e mesatare 450  euro paguajnë 72 milion eruo nga xhepat për shëndetësinë,

Në këtë vend ku ai që prodhon mallkon, e derdh qumështin në rrugë se e shet më lirë se uji, ku prodhuesi harxhon për të zbrazur magazinën nga patatet dhe mollët e kalbura, në të njëjtin vend ku mbi 70 mijë familje në ndihmë ekonomike nuk kanë çfarë të hanë, në këtë vend ku të thjeshtët vetëm humbin nga të gjitha krahët. Në këtë vend ku  Tirja ka pushtetin e Ternardieve tek të “Të mjerët”, që në bujtinën e shtetit,  sillet me pacientët si me Kozetën që sa më shumë  zhvasin lekë nga familja;  aq më shumë zhytet në sëmundje pacienti.

Në këtë vend, Në vendin tim në vendin tend një i çmendur një vend e çmend! Do tju kish thënë një poet që dikur është ulur diku aty… Në kohën kur gjithçka ndaloi  ne u mbyll kur shqiptarët jetonin karantinën shumica me frikën se do humbnin punën, të tjerë me frikën se sdo përballonin me lekë shëndetësinë falas, ata në fshatra jo vetëm paguanin 40 mijë lekë ti vinte një infermier por luteshin zotit ti vinte. Ndërsa ndiqnim si po e përballonte perëndimi krizën dëgjova në CNN një mjek britanik i cili me gjithë urtësinë e profesionit dhe jetës tha që udhëheqësit kudo duhet t’i drejtohen njerëzve e t’i thonë që “normaliteti do të vijë shpejt dhe kjo kohë do të jetë vetëm një kujtim i shkurtër”. A mund ti thuhet kjo shqiptarëve, a mund ti drejtohesh shqiptarëve e ti qetësosh duke i thënë që normaliteti do të vijë shpejt e pandemia do jetë një kujtim i shkurtër. Në kujtesën e shqiptarëve vetë normaliteti është një kujtim i shkurtër. Kur ka qenë kjo kohë në të cilën shqipgtarëve i është ofruar normalitet. Ne e kemi gjëndje normale çmendurinë. Të gjithë shajnë të gjithë, të gjithë sillen kundër të gjithëve sepse gjendja mendore ekonomike sistemi i vlerave ka rënë e është thërrmuar.

Kjo nuk është gjendje e shoqërisë është gjendje e udhëheqësisë! Si mund të jenë normal shqiptarët kur dëgjojnë që ata që po qeverisin krizë pas krize flasin sikur po jetojnë një mrekulli. (realizimi I planit të fabrikave përpunuese 101 %; kooperativat bujqësore në bubq  e tejkaluan planin me 182%) një sShqipëri hipokrite me një çmednuri frenetike;  një gënjeshtër e pranuar si normalitet. Të gjithë e dinë që ca gënjejnë e popullit i del detyrë ta hajë gënjeshtrën” – tha Duma.

Duke iu referuar kushteve të spitaleve në vend, Duma thotë se qeveria përveç dëmit fizik, i ka shkaktuar qytetarëve shqiptarë një dëm të lartë mendor.

“E mbani mend kur doli Rama,  Kryeministri i vendit dhe përdori dozat e vaksinës për të mbuluar një skandal alla  “nusret”;  dëmton dhe besimin tek vaksina. Ju kujtohet shkoi të merrte në aeroport me çanta dore ca qindra vaksina që s’dihej nga vinin dhe që vendi dhurues donte të ishte anonim. ; çmenduri! Do ishte normale të dilnit këtu e të thonit disa probleme sa për të treguar që jetoni në këtë realitet, por e vërteta për ju është që nuk jetoni në normalitet.

Ministri i Rimëkëmbjes thotë: “do të ketë rritje çmimesh të përballueshme” kur shqiptarët harxhojnë 43% të të ardhurave vetëm për ushqim, mendoni sa mbetet për qera drita ujë. Në këtë vend keni shtremberuar jo vetëm shëndetin fizik por më e keqja  shëndetin mendor! Sfida jonë në qeverisje është të sigurojmë jo vetëm shëndetin fizik dhe mentalitetin e normalitetit real” – tha Grida Duma.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *