Një i vdekur nga përplasja e trenave pranë Mynihut

nje i vdekur nga perplasja e trenave prane mynihut
nje i vdekur nga perplasja e trenave prane mynihut

23:34 14/02/2022

Një pasagjer humbi jetën dhe të paktën 14 të tjerë u plagosën pas përplasjes së dy trenave në rajonin e Bavarisë së Epërme pranë Mynihut. Sipas policisë gjermane dhe brigadës së zjarrfikësve, 80 pasagjerë të tjerë u ekzaminuan nga ekipet e urgjencës mjekësore, tha zëdhënësi i policisë së Mynihut, Andreas Franken. Më herët policia kishte njoftuar për të paktën 30 persona të plagosur.

Sipas policisë, dy trenat u përplasën rreth orës 16:40 të së hënës në jugperëndim të Mynihut në një seksion me një binar. Arsyeja e udhëtimit të trenave në të njëjtën linjë është ende e paqartë, ndërsa mësohet se njëri prej trenave ndoshta doli nga shinat pas përplasjes.

Rreth 130 efektivë policie dhe zjarrfikës të shumtë rrethuan vendngjarjen. Deutsche Bahn (DB), operatori i hekurudhës, kishte njoftuar fillimisht në Twitter se kishte “objekte në shina” në zonën e aksidentit. Linja hekurudhore u mbyll dhe shërbimi u zëvendësua me autobusë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts