Një i vrarë dhe një i plagosur në burgun e Peqinit, ish-prokurori Hajdari: Ngjarje shumë e rëndë, por duhet trajtuar si rast i izoluar

nje i vrare dhe nje i plagosur ne burgun e peqinit ish prokurori hajdari ngjarje shume e rende por duhet trajtuar si rast i izoluar
nje i vrare dhe nje i plagosur ne burgun e peqinit ish prokurori hajdari ngjarje shume e rende por duhet trajtuar si rast i izoluar

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari ishte sot i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, ku foli për ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Ai tha se kjo është një ngjarje shumë e rëndë, por duhet trajtuar si rast i izoluar.

“Kjo ngjarje ndodhi në një klimë kur drejtuesit e burgjeve merrnin vetëm përgëzime, erdhi si rrufe në qiell të hapur,. Është një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura ndonjëherë, por mendoj se duhet të trajtohet si ngjarje e izoluar.

Mendoj se nuk do të rrihet vetëm me këto masa që janë marrë për shkarkimin e drejtuesve dhe punonjësve.

Është e domosdoshme kalimi i të gjitha burgjeve në sigurinë më të lartë. Është situatë e rëndë, por e izoluar. Gjendja në burgjet e vendit vitet e fundit janë përmirësuar shumë. Janë rritur kushtet e sigurisë.

Përmirësimi i këtyre masave do t’i shërbejë në të ardhmen, që vendosja në regjimin “41 biss”, të vendosen në kohë”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts