Një javë afat për Bashën/ Berisha tregon prapaskenat e kërcënimeve nga familja dhe ofertat: Kam refuzuar për të hyrë vetë në heshtje dhe lehtësuar familjarët









Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka dhënë dje një javë kohë kreut aktual të PD-së, Lulzim Basha, për të njohur vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit.

Teksa foli për referendumin e 18 dhjetorit, Berisha u shpreh se periudha e festave po shpëton peng-Bashën dhe Ramën nga një revolucion që nuk e dal dot më askush. Berisha foli gjithashtu edhe për referendumin gjatë qëndrimit prej 3 orësh në selinë e PD-së, vizita e parë pas largimit nga Grupi Parlamentar i saj.

Ai e akuzoi Bashën si peng të Kryeministrit Edi Rama, ndërsa deklaroi se Basha do të vazhdojë të jetë deputet i PD-së. Ish-Kryeministri, gjatë një deklarate për mediat në mbrëmje, tregoi edhe prapaskenat se si është kërcënuar, por edhe ofertat që ka pasur për largim të qetë nga PD dhe politika. Ai pretendoi se këtë duhet ta bënte në këmbim për të lehtësuar familjen dhe fëmijët, ndërsa theksoi se ka edhe dokumente.

AKUZAT NDAJ BASHËS

Ju informoj se ish-kryetari Basha ka kryer akte që ngjiten në nivelin e krimit elektoral. Ka informuar anëtarësinë në votimin e fundit që të paraqiten me karta, i ka mbledhur kartat dhe nuk ua ka kthyer. Kjo është plaçkitje, akt që ngjitet në nivelin e krimit elektoral. Nuk ka njeri që mund të plaçkitë kartat e anëtarësisë, s’e kisha dëgjuar ndonjëherë. Nga një anë keni njeriun që grumbulloi të gjitha karriget në zyrë, i çmendur me pasionin e karrigeve; nga ana tjetër njeriun e pasionit, të misionit, që s’punon për karrige, por punon me përkushtim për liritë e demokratëve.

Një finale e turpshme deri në kriminale, ka mbushur selinë me banda të armatosura. Banditë me armë kanë kërcënuar të rinjtë e FRPD-së në zyrat e tyre. E dënoj me forcën më të madhe këtë qëndrim kriminal. U bëj thirrje të gjithë demokratëve të distancohen nga këto akte të turpshme. Një veprim të tillë e bën një njeri që nuk ka as besë, as ligj. Që nuk njeh as ligjin, as besën. Një besëprerë që vërsulet ndaj kolegëve të tij, drejtuesve me të gjitha mënyrat.

KËRCËNIMI DHE OFERTAT

Oferta të shumëllojta. Oferta për të hequr “non grata”-n nëpërmjet lobimit se s’ka asgjë në të. Jo. Kam refuzuar. Oferta për të hyrë vetë në heshtje dhe për të lehtësuar familjarët. Jo. Kam refuzuar. Kam refuzuar oferta, kërcënime nga më të turpshmet, të dokumentuara. I kam hedhur poshtë me neveri. E ke dëgjuar kur flet për fëmijët? Ai është një… Kur flet ai, gabimi më i madh që bën është të besosh ato që thotë. Kujtoi se po përcillte mesazhe që gjërat mund të shkojnë te Thesari etj. Le të shkojnë te Thesari. Dëgjoja një zëdhënës të tij në studio, para Kuvendit Basha do të nxjerrë dy gjëra të tmerrshme. Dhe ai tregonte labirintet e zeza nga të cilat del ai që thoshte një gjë të tillë. Pra, unë nuk kam asnjë lloj lëkundjeje, s’ka lidhje fare kjo me “non grata”-n time. Lëvizja që kam ndërmarrë mua më ka penguar në punën time, sepse më kushton kohë nga mëngjesi e deri në darkë. Unë po shkruaja edhe vëllime, edhe dokumente, dhe do të bëja atë betejë që më takonte të bëja në mbrojtje të dinjitetit tim. Por nuk kam hequr dorë.

REFERENDUMI PËR RATIFIKIMIN E KUVENDIT

Kryetarin e ri do ta zgjedhin anëtarët e PD-së, mes disa kandidaturave. Pa diskutim do të jem pjesë e garës. Një nga momentet më të veçanta të kësaj konference është rikthimi im, jo si kryetar, por në rrugë e sipër. Këtë javë revolucioni ka për detyrë kryesore referendumin e anëtarësisë për ratifikimin e Kuvendit të Partisë, të shkarkimit të peng-Bashës, apo deputetit Basha. Një komision u miratua sot këtu për të drejtuar referendumin, bazuar në punën e shkëlqyer që ju patë vetë. Po atij komisioni iu besua drejtimi i referendumit. I garantoj ata që të gjithë do të votojnë, në mënyrë transparente dhe para mediave. Protesta kombëtare, ajo ishte dhe është opsion të jemi transparentë, një opsion ishte më datë 18.

Po problemi është se referendumi që duhej bërë, për shkak të festave që vijnë, shpëtojnë Edvin Kristaq Ramën, e shpëtoi referendumi i peng-Bashës, sepse do të kishte pasur të gjithë Shqipërinë në Tiranë. Por do të vijë shpejt ajo, revolucionin s’e ndalon kush. Pra, ne presim një rezultat të shkëlqyer më datën 18. Sikundër ftoj çdo demokrat atë ditë të firmosë aktin madhor të pushtetit dhe vullnetit të partisë me vlerat e reja të lirisë dhe të dënojë me injorim anti-Kuvendin e “shoqatës Basha-Bardhi”. Pres anëtarët, drejtuesit dhe deputetët të mos bëhen bashkautorë në një akt të pashembullt antipluralizmi, në një vendim antiligjor të ndërmarrë vetëm e vetëm për karrigen e peng-Bashës, aktualisht, deputetit Basha.

AKUZAT PËR AMBASADORËT

Nëse unë zgjidhem në krye në PD-së, orientimi pro BE dhe pro NATO do të njohë një konsolidim të paparë. Për këtë dëshmi është që ka qenë PD që ka anëtarësuar Shqipërinë në NATO. Nuk lëviz unë nga këto parime. Kjo lëvizje është sanksionimi më i madh dhe me i fuqishëm i vlerave të demokracisë amerikane dhe perëndimore. Ata nuk mendojnë se duhet të diktojnë se kush do të hyjë në Parlament e kush jo. Është shkelje flagrante e Kushtetutës së SHBA-së. Nuk do të pranohet kurrë. Është fyerje për të gjithë anëtarët. Sali Berisha do të rikthejë edhe njëherë aty ku kanë qenë marrëdhëniet me SHBA-në. THIRRJA PËR BASHKIM Shpreh kënaqësinë për zhvillimin në Shqipëri dhe gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar me PD-në e rithemeluar në Kuvendin e jashtëzakonshëm të saj, në mënyrë që PD të përmbushë misionin e saj të madh.

Unë u ktheva me vonesë, ata nuk janë kaq të vonuar, ndaj i ftoj të bashkohen dhe garantoj se kontributi i secilit do të respektohet. Toleranca në këtë familje do të jenë ligjet e saj. Ftoj kryetarët e PD-së që gjer tani janë të lëkundur të bashkohen me anëtarësinë e tyre, me PD-në, sepse vendi i tyre është aty ku janë idealet më fisnike dhe ato janë në PD-në e rithemeluar dhe jo në një parti që në mënyrë absolute në dy muajt e fundit deputeti Basha e katandisi në parti marksiste-leniniste, që do t’ia kishte lakmi çdo grupim i ekstremit të majtë. Basha dhe Bardhi të dy janë dhe do të mbeten deputetë të PD-së, kjo është parti e lirisë, po të duan e kanë dhe nenin e fraksionit aty. E kuptoj që z. Basha ka probleme të mëdha me drejtësinë, probleme të jashtëzakonshme, jo vetëm me drejtësinë shqiptare, por edhe atë belge, por deri sa të provohet fajësia në gjykatë, neni universal vlen edhe për deputetin Bash

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.