Një javë pas tërmetit, banorët në fshatin japonez të lënë në harresë

nje jave pas termetit banoret ne fshatin japonez te lene ne harrese

nje jave pas termetit banoret ne fshatin japonez te lene ne harrese

10:56 08/01/2024

Banorët në fshatin Nishiaraya kanë mbetur pa ujë dhe energji elektrike

Një javë pasi tërmeti shkatërroi rrugët dhe infrastrukturën në fshatin Nishiaraya në veri të Japonisë, banorët ende vijojnë të  jetojnë në kushte shumë të vështirë ndërsa ndjejnë se janë lënë në harresë nga autoritetet.

nje jave pas termetit banoret ne fshatin japonez te lene ne harrese

“Kur do të fillojë rindërtimi? Kur do të ndërtohen banesat? Ndoshta nuk është vendosur, por ne nuk kemi asnjë  informacion. Nëse është vendosur diçka, ne duam të informohemi. Nëse nuk mund të jetojmë këtu, atëherë duhet të mendojmë për largimin. Ne duam informacion se deri kur do të vazhdojë e gjitha  kjo.“

nje jave pas termetit banoret ne fshatin japonez te lene ne harrese 1

Nishiaraya, që shtrihet në periferi të qytetit Kanazawa, i shpëtoi disa prej dëmeve më shkatërruese nga tërmeti me magnitudë 7.6 në ditën e Vitit të Ri, por fshati me rreth 1000 banorë mbetet pa ujë, dhe në disa pjesë edhe pa energji elektrike.

nje jave pas termetit banoret ne fshatin japonez te lene ne harrese 2

Me përkeqësimin e kushteve atmosferike, ekipet e emergjencës do ta kenë të vështirë të vijojnë përpjekjet e tyre për të ndihmuar banorët e prekur.

“Problemi më i madh  është të mos heqësh dëborën. Makineritë nuk do të mund të hyjnë brenda në fshat. Të ecësh në rrugë të tillë mund të jetë problematike për banorët pasi mund të lëndohen. Mendoj se kjo do të jetë një katastrofë e dytë dhe për këtë jam i shqetësuar”.

Që nga mëngjesi i së hënës, tërmeti ka marrë jetën e të paktën 126 personave dhe 222 mbeten të zhdukur.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts