Një klub spanjoll nuk e do Manajn te Barcelona: Urojmë ta shesin sa më parë, do ishim të gjithë të lumtur








E ardhmja e Rei Manajt te Barcelona është ende e paqartë, pasi klubi duket i pavendosur nëse do të mbajë lojtarin apo do të pranojë ndonjë nga kërkesat që i kanë mbërritur për sulmuesin shqiptar. Në këtë mes, duket se është një klub i cili po bën tifo që katalanasit të shesin lojtarin e përfaqësueses kuqezi.

manaj

Albacete, kur vendosi t’i shiste Manajn Barcelonës, vendosi në kontratë edhe një klauzolë për një përqindje nga transferimi i radhës. Në një kohë krize si kjo aktuale, në këtë klub tani shrpesojnë që Barça të heqë shpejt dorë nga sulmuesi, siç ka treguar drejtori sportiv i Albacetes, Alfonso Serrano.

“Kemi një përqindje për shitjen e radhës të lojtarit dhe ajo që mund të bëjmë ne është të shpresojmë që të ndodhë. Sa më shumë të ardhura të kemi, aq më mirë do jetë. Urojmë që të ndodhë kjo shitje, do të ishim të gjithë më të lumtur”, tha ai para gazetarëve rreth kësaj teme.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *