Një mijë afganë mbërrijnë këtë javë në Shqipëri/ Edi Rama për median spanjolle: Të parët që do të vijnë janë shoqëria civile, mësues dhe gazetarë










MARIGLEN KUME/ Shqipëria do të presë rreth 1000 refugjatë afganë brenda kësaj jave.

edi5

Këtë e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama në një intervistë për median spanjolle “El Periodico”. Sipas tij, në vendin tonë do të mbërrijnë gazetarë, punonjës social, mësues dhe bashkëpunëtorë të trupave diplomatike amerikane.

“Do vijnë rreth 1 mijë këtë javë. Ne e morëm këtë vendim, sepse nuk mund të qëndronim të palëvizshëm përballë rrezikut të madh dhe dëshpërimit të atyre që po përpiqen të ikin. Është një mesazh solidariteti që ne duhet t’u përcjellim fëmijëve tanë. Azilkërkuesit afganë do të fillojnë të mbërrijnë në Shqipëri këtë javë nëpërmjet fluturimeve të operuara nga SHBA-ja”, tha Rama në një intervistë telefonike për gazetën spanjolle.

Ndërkohë, sipas deklaratës së kreut të qeverisë shqiptare, të parët që do të shkelin në tokën shqiptare do të jenë bashkëpunëtorë të SHBA-së e NATO-s në Afganistan dhe do të jenë nga shoqëria civile, mësues, edukatorë gazetarë e përkthyes. “Do të jenë aktiviste, gra, gazetare, edukatore dhe njerëz që kanë punuar për Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara. Njerëzit që besuan në ne, punuan me ne dhe u frymëzuan nga vlerat dhe parimet tona”, thotë Rama, ndërsa shpjegon se para kërkesës së SHBA-së, kishte filluar të punonte me “dy shoqata humanitare amerikane”, emri i të cilave nuk është bërë publike “për arsye sigurie”.

Në vijim të intervistës  së tij, Rama tregon se afganët mund të qëndrojnë me muaj të tëra ose më shumë. Ndërsa zotohet se nuk do të qëndrojnë në kampe, por në shtëpi ose hotele dhe jo kampe për emigrantë, pasi sipas tij do ishte çnjerëzore. “Vijnë njerëz që kanë punuar për Ushtrinë e Shteteve të  Bashkuara. Ata do të qëndrojnë për disa muaj, ose ndoshta më shumë, koha e nevojshme për të trajtuar kërkesën e tyre për azil në Shtetet e Bashkuara. Për këtë arsye, ata do të vendosen në  “shtëpi ose hotele të caktu- ara nga qeveria” dhe jo në  kampe për emigrantë, një formë pritjeje “çnjerëzore”, tha Rama.

Më tej, media  spanjolle shkruan se Shqipëria dhe Kosova janë dy vende të vogla në Europë, të cilat kanë pranuar të strehojnë refugjatët që largohen nga Afganistani. Pavarësisht se kjo nismë ka pasur kritika, Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kanë vijuar me vendimin e tyre, që është pranuar dhe nga disa shtete të tjera të Ballkanit. Krahas Kosovës dhe Shqipërisë, edhe Maqedonia e Veriut ka pranuar strehimin e afganëve në vendin tonë.

REAGIMI

Ndërkohë ditën e djeshme përmes një postimi të beftë, kreu i qeverisë Edi Rama reagoi i indinjuar duke thënë se është shqetësuese të lexosh se Shqipëria  po mikpret afganët vetëm se ia ka kërkuar SHBA-ja. Si- pas tij, Shqipëria po e  ndërmerr këtë veprim si sh- tet anëtar i NATO-s, por edhe për shkak të traditave tona. “Është shqetësuese kur lexon se Shqipëria po strehon afganët vetëm sepse na e ka kërkuar SHBA-ja, pasi është edhe qesharake që t’u kthesh kurrizin atyre e  t’ia hedhës fajin amerikanëve.

Ne jemi pranë tyre  si përfaqësues të NATO-s, ndërkohë edhe ata kanë qenë afër për ne, pasi besojmë në idealet e SHBA-së  dhe BE-së. Shqipëria po e ndërmerr këtë veprim si sh- tet anëtar i NATO-s, por edhe  për shkak të asaj se çfarë jemi”, shkroi Rama. Sakaq,  Kryeministri u shpreh se Shqipëria e ndjen si përgjegjësi dhe borxh ndaj historisë dhe  së shkuarës tonë si emigrantë.

“Ne mund të mos  jemi të pasur, por ia kemi borxh miqve tanë afganë, ia kemi borxh traditës tonë, historisë sonë të shkuar si emigrantë dhe gjithashtu për kujtesën që fëmijët tanë do të trashëgojnë. Largimi nga këto vlera themelore do të thotë të braktisësh atë çfarë ne jemi, idealet dhe historinë  që bota demokratike supozohet t’i promovojë jo vetëm me  fjalë, por edhe me vepra”, shkruan Rama në “Twitter”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *