Një mjek dyshohet se organizoi vrasjen e presidentit të Haitit

11:48 12/07/2021

Një mjek dyshohet se është organizatori i vrasjes së presidentit të Haitit, Zhovenel Moise. Policia deklaroi se Christian Emmanuel Sanon, 63 vjeç ka shkuar atje me avion privat në fillim të Qershorit, për “motive politike”.

Shefi Leon Charles tha se plani fillestar ka qenë të arrestohet presidenti, por “misioni pastaj ka ndryshuar”.

Dhe këtu e mbylli konferencën drejtori i policisë haitiane, duke mos dhënë asnjë detaje për ndalimin dhe mënyrën si e ka organizuar vrasjen mjekun. Për krimin konsiderohen përgjegjës 28 mercenarë të huaj.

Presidenti Moise, 53 vjeç, u vra në rezidencën e tij më 7 Korrik. Një delegacion i zyrtarëve të lartë të sigurisë dhe drejtësisë amerikane ka mbërritur në Haiti për të vlerësuar situatën e sigurisë.

Një ditë më parë gruaja e tij shpërndau një mesazh zanor ku rrëfente gjithë sulmin dhe dyshon se pas këtij akti të rëndë fshihen motive politike. Zhovenel Moise ka qenë president i Haitit që prej vitit 2017.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *