Një mozaik 2 700-vjeçar, u zbulua 10 metra nën tokë, në Turqinë Perëndimore

Një mozaik 2 700-vjeçar, që mendohet se i përkiste një romaku të pasur, u zbulua 10 metra nën tokë, në Turqinë Perëndimore.

Policia turke mësoi se gërmime të paligjshme u kryen në kopshtin e një rezidence pranë tregut historik të Kemeraltit dhe rrënojave të agoras në provincën e Izmirit, ku rrugët e ngushta nuk lejojnë automjetet të hyjnë në lagje.

Pas një ndjekjeje njëmujore, policia arrestoi tre të dyshuar të cilët po përpiqeshin të gërmonin mbetjet historike duke gërmuar një tunel.

Pas arrestimeve, ekspertët e Muzeut Arkeologjik të Izmirit kryen kërkime në zonë dhe gjetën një mozaik me përmasa 178 x 171 centimetra dhe dy kolona me gjatësi dy metra, që i përkasin periudhës së hershme romake që mbulon vitet 753-509 para Krishtit.

Mozaiku, që paraqet dy figura njerëzore me gjela, mendohet se i përket një romaku të pasur dhe zakonisht gjendet në sallat e shtëpive, duke simbolizuar madhështinë dhe pasurinë. Të dyshuarit raportohet se i kanë thënë policisë se kur po bënin shpime në kopshtin e shtëpisë për të nxjerrë ujë, kanë vërejtur se makina e ndërtimit nuk ka lëvizur përtej një niveli të caktuar dhe kur kanë hapur pusin me lopatë kanë gjetur mozaikun dhe kolonat.

Zona është vendosur nën mbrojtje pas zbulimit të mozaikut, i cili thuhet se është i rrallë në botë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *