Një ndërtesë pesëkatëshe është shembur në Kajro, duke vrarë 9 persona

nje ndertese pesekateshe eshte shembur ne kajro duke vrare 9 persona

Një ndërtesë banimi pesëkatëshe është shembur në Kajro, me nëntë persona të gjetur tashmë të vdekur nën rrënoja.

Ndërtesa u shemb në lagjen Hadek el Kubba, e cila është 3.2 kilometra nga qendra e qytetit. Katër banorë të shtëpisë janë dërguar në spital me plagë. Njerëzit u evakuuan nga një pallat aty pranë si masë paraprake. Puna e kërkim-shpëtimit vazhdon.

Sipas zv.guvernatorit të Kajros, Hossam Fozi, shembja ka ndodhur pasi qiramarrësi i banesës në katin e parë ka hequr një pjesë të mureve gjatë riparimit. Qiramarrësi u arrestua.

Ministria egjiptiane e Solidaritetit Social premtoi rreth 1,940 dollarë (60,000 paund egjiptian) si kompensim për familjet e viktimave.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts