Një në pesë amerikanë humbi një mik apo një të afërm nga COVID-19

Anketat e reja në mbarë SHBA-në tregojnë se 19% e amerikanëve, përkatësisht rreth një në pesë persona, kanë një mik të ngushtë ose një të afërt që ka humbur jetën nga COVID-19.

Mbi 530 000 amerikanë kanë vdekur nga koronavirusi ose ndërlikimet e këtij virusi që kur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli atë pandemi globale më 11 mars të vitit 2020.

Anketa e re nga ‘Associated Press’ zbuloi se edhe pse shumica e amerikanëve tashmë kohë të gjatë kanë kaluar tronditjen fillestare dhe frikën nga virusi, ata akoma nuk janë mjaft të gatshëm t’i hapin dyert “normalitetit”.

Në muajin mars të vitit 2020, anketa e AP-NORC-it tregoi se 50% e amerikanëve ishin “jashtëzakonisht ose shumë të shqetësuar” për virusin. Sot ky numër është 31 %.

Por akoma, sipas anketës së fundit, 67 % e amerikanë janë të paktën “disi të shqetësuar” se ata ose një anëtar i familjes së tyre do të infektohen me virusin dhe e njëjta përqindje gjithmonë mban një maskë jashtë shtëpisë dhe duan që edhe të tjerët ta bëjnë këtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *