Një nga diktatorët më famëkeq të botës, 77 vite nga ekzekutimi i Benito Mussolinit, si u arrestua teksa tentonte të arratisej i veshur si gjerman

Sot (28.4.2022) bëhen 77 vjet nga ekzekutimi i Benito Mussolinit.

Diktatori italian i njohur si “Il Duce”, pas një sërë fatkeqësish ushtarake u bë i papëlqyer edhe në mesin e kolegëve të tij fashistë. Ai u kap duke u përpjekur të ikte nga Italia dhe u ekzekutua më 28 prill të vitit 1945.

Nga shtatori 1943 deri në prill 1945, Musolini drejtoi një qeveri kukull në Italinë veriore të pushtuar nga gjermanët. Në fund të luftës, ai u përpoq ta kalonte fshehurazi kufirin zviceran i veshur me një pallto dhe përkrenare gjermane. Por një partizan italian e njohu dhe bërtiti: “E kapëm kryesorin!”.

Musolini u ekzekutua të nesërmen dhe kufoma e tij u var me kokë poshtë në një shesh të Milanos.
Ai ishte një udhëheqës politik italian që u bë diktatori fashist i Italisë nga viti 1925 deri më 1945.

Fillimisht një socialist revolucionar, farkëtoi lëvizjen fashiste paraushtarake më 1919 dhe u bë kryeministër më 1922.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *