“Një nga fuqitë kryesore detare në botë”, Putin prezanton flotën e re: Mund të shkatërrojë çdo gjë

Rusia ka prezantuar forcat e reja detare gjatë paradës vjetore të Ditës së Marinës në Shën Petersburg.

Presidenti Vladimir Putin e nisi ngjarjen të dielën duke lavdëruar historinë e gjatë të flotës dhe duke përshëndetur Rusinë si “një nga fuqitë kryesore detare në botë”.

“Sot, flota detare e Rusisë ka gjithçka që i nevojitet për mbrojtjen e garantuar të vendit, të interesave tona kombëtar. Ne jemi në gjendje të lokalizojmë çdo shënjestër të armikut nën ujë, në sipërfaqe ose në ajër dhe t’i japim një goditje fatale, nëse është e nevojshme”, u shpreh ai.

Më shumë se 50 anije luftarake, duke filluar nga anijet e mëdha sulmuese deri tek varkat më të vogla patrulluese, lundruan poshtë lumit Neva dhe Gjirit të Finlandës ndërsa avionët detarë gumëzhinin në ajër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *