“Një nga këshilltarët më të mirë të Ramës”/ Zv.ministri i Mbrojtjes flet për largimin e Ruçit nga politika: Ka qenë institucion bashkimi në PS. Ja krahasimi që bën me Berishën






Largimin e Gramoz Ruçit nga politika aktive, zv.ministri i Mbrojtjes, e konsideron si një vendim personal. Teksa vlerëson kontributin e tij në Partinë Socialiste, Petro Koçi thotë se Kryeparlamentari ka qenë një institucion bashkimi për PS.

koci-rama-berisha

Nga Fieri, ai tha se Gramoz Ruçi ka qenë një nga këshilltarët më të mirë të kryeministrit Rama dhe i tillë do të jetë edhe në vazhdim.

Përvoja e tij, thotë Koçi, i vlen jo vetëm politikanëve aktuale, por edhe brezave të rinj, pasi sipas tij janë të rrallë burrat që lënë karrierën kur janë në poste të larta drejtuese.

“Largimi është një zgjedhje personale. Mua më takon të them që Ruci është një koleg i pazëvendësueshëm, një shok i mrekullueshëm. Një njeri që edhe me këtë veprim tregoi se është simbol i burrërisë, simbol i pjekurisë politike. Janë të rrallë burrat që kanë vendosur të lënë karrierën në një moment ku kanë qenë në lartësi institucionale, sic është edhe ai sot Kryetar Kuvendi dhe deputet. Unë besoj se do ta ndjejmë gjatë mungesën e Gramozit në radhët tona. Gjithsesi ai përfaqëson një përvojë që do na vlejë shumë dhe të rinjve që vijnë në radhët e politikës.

E gjithë përvoja e tij është një këshillë për të gjithë. Unë ndjeva emocion kur ai e shpalli vendimin për t’u larguar nga politika aktive. Mendoj se Gramozi ka shfaqur gjithmonë aftësinë për të qenë konsesual te socialistët, ka qenë një institucion përbashkimi në radhët e socialistëve. Unë besoj se ka qenë ndër këshilltarët më të mirë që ka pasur Edi Rama. Por besoj se nuk do ti mungojë Edi Ramës edhe në vijim. Besoj që përvoja e tij flet shumë. Unë gjykoj se nuk do na mungojë në kontaktin e drejtpërdrejtë”, thotë Koçi.

KRAHASIMI ME BERISHEN

Teksa bën një krahasim me Sali Berishën, zv/ministri i Mbrojtjes shprehet se Ruçi ka treguar pjekuri politike, ndërsa Berisha edhe pse u shpall non grata nga SHBA, nuk e la mandatin e deputetit.

“Kemi të bëjmë me një shembull që mungon. Mungon në PD një rast i tillë kur flasim për një figurë si Sali Berisha që sapo është shpallur non grata. Ngaqë do më shumë interesat e veta, nuk do as partinë e vet, nuk deklaron dot dorëheqjen si deputet.

Po të largohej nga PD do ishte një barrë më pak për PD. Kemi të bëjmë me dy modele të ndryshme që besoj në këtë moment që flasim japin edhe mesazhin sa i lidhur është njëri apo tjetri me krimin politik. Ai që është i lidhur me krimin e ka të vështirë të largohet nga politika. Ai ashtu e ka menduar. Për ne do të ishte e dobishme të vazhdonte të ishte në krahun tonë”, shprehet ai.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *