Një nga sponsorizuesit më të mëdhenj/ Toyota tërheq reklamat në Lojërat Olimpike për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19

Rritja e rasteve në Japoni bëri që Toyota të vendosë të mos tregojë reklama televizive në lidhje me Lojërat Olimpike që do të mbahen në Tokio.

Vetëm 24 orë para premierës të Premten, u bë e njohur se Toyota, e cila është sponsori kryesor i garave, do të tërheqë reklamat TV në lidhje me ngjarjen. Lajmi u raportua nga gazeta japoneze “Yiomuri”, duke cituar deklarata nga një ekzekutiv i rangut të lartë të markës.

“Ka shumë çështje me këto lojëra që janë të vështira për t’u kuptuar”, tha Jun Nagata, drejtori kryesor i politikës së komunikimit të kompanisë.

Më informuese ishin fjalët e drejtuesve nga Toyota North America, të cilët ia atribuan vendimin e markës “ndjeshmërisë së kompanisë për situatën mbizotëruese për shkak të një pandemie në vend”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *