Një oficer policie humb jetën në një sulm të mundshëm terrorist

07:54 11/11/2022

Një oficer policie humbi jetën dhe një tjetër u plagos nga një sulm me thikë në Bruksel, për të cilin një zyrtar belg thotë se dyshohet se ka lidhje me terrorizmin.

Autori i dyshuar i sulmit u qëllua dhe u “neutralizua” pas goditjes me thikë të enjten në mbrëmje, tha policia belge.

“Një nga patrullat tona u sulmua nga një person i armatosur me thikë”, tha policia. “Dy oficerët e policisë më pas bënë thirrje për përforcime. Një oficer nga një patrullë tjetër përdori armën e tij të zjarrit për të neutralizuar sulmuesin.”

Një zyrtar i cili nuk mund të identifikohej sepse hetimi është në vazhdim i tha agjencisë Associated Press se ekziston “dyshimi për një sulm terrorist”. Zyrtari nuk dha detaje.

Sipas mediave belge, sulmuesi thirri në arabisht: “Zoti është i madh.” /VOA

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com