
20:27 23/03/2022
Sipas kryebashkiakut të Kievit, është vrarë një person në kryeqytetin ukrainas. Vitali Klitschko tha se dy të tjerë u plagosën gjatë një sulmi me bombardime gjatë ditës së sotme.
Më herët, Klitschko raportoi se 264 civilë kanë vdekur në kryeqytet që nga fillimi i pushtimit rus.
Aktualisht, është akoma e paqartë nëse ky fatalitet është i përfshirë në raportimin e bërë më herët nga kryebashkiaku./tvklan.al