Një person humbi jetën nga mpiksja e gjakut, Sllovakia pezullon dozat e para të AstraZeneca-s

Sllovakia pezulloi përdorimin e vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit, pasi një person i vaksinuar me këtë vaksinë, vdiq nga mpiksja e gjakut.

Ministria e Shëndetësisë tha se vetëm njerëzit e vaksinuar me dozën e parë, do të marrin dozën e dytë të AstraZeneca-s. Dozat e para të kësaj vaksine u pezulluan, tha Ministria e Shëndetësisë.

Ministri Vladimir Lengvarsky paralajmëroi javën e kaluar se Sllovakia do ta rishikojë strategjinë e vaksinimit, pas mpiksjes fatale të gjakut te një person që u vaksinua me AstraZeneca.

Disa vende të Bashkimit Evropian e kanë kufizuar përdorimin e AstraZeneca-s vetëm te njerëzit më të moshuar, pas konfirmimit se ekziston një lidhje midis vaksinës dhe mpiksjes shumë të rrallë të gjakut te disa njerëz, kryesisht më të rinj.

Agjencia Evropiane e Barnave, megjithatë, ka konstatuar se përfitimet nga vaksina AstraZeneca i tejkalojnë rreziqet. Gjermania, javën e kaluar, i ka hequr kufizimet ndaj vaksinës AstraZeneca, e cila për disa javë u është rekomanduar vetëm personave mbi 60 vjeç.

Danimarka e ka pezulluar AstraZeneca-n plotësisht, ndërsa ekspertët në Britani kanë rekomanduar që njerëzve nën 40 vjeç t’u jepet një vaksinë alternativë.
Sllovakia, vend me 5.4 milionë banorë, ka regjistruar mbi 386,000 raste me koronavirus dhe 12,077 viktima.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *