“Një person i maskuar hapi zjarr ndaj autobusit me nxënës”, mediat ndërkombëtare raportojnë për ngjarjen e rëndë në Gllogjan

Jehonë në mediat ndërkombëtare ka bërë lajmi që tronditi mbrëmjen e djeshme Kosovën dhe jo vetëm, ku një autobus me nxënës u sulmua me armë në Gllogjan të Deçanit. Për pasojë 3 persona humbën jetën, shoferi dhe dy nxënës.

Reuters, Washington Post dhe AP News, dhe shumë media të tjera kanë raportuar lajmin e rëndë.
Reuters shkruan se një person i maskuar kishte hapur zjarr drejt autobusit që po transportonte pasagjerët gjithashtu edhe nxënësit e shkollave që po ktheheshin në shtëpi.

  • foto galeri
  • foto galeri

Agjencia amerikane gjithashtu citon edhe deklaratën ku Veton Elshani zëvendës-drejtor i policisë në Pejë tha se ishte vetëm një sulmues në këtë incident.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.