Një pllakë babilonase 3 700-vjeçare rishkruan historinë e matematikës

Në një pllakë argjile babilonase 3 700-vjeçare është ngulitur shembulli më i vjetër i gjeometrisë së aplikuar në botë.

Bëhet fjalë për një dokument kadastral, i hartuar nga një ekspert për të zgjidhur një mosmarrëveshje në lidhje me ndarjen e një toke, ku këndet e drejta janë vizatuar duke përdorur sistemin e trefishtë të Pitagorës mbi 1 000 vjet para se të formulohej nga grekët.

Pllaka argjilore, e gjetur në Irak në 1894 dhe e shenjuar me inicialet Si.427, “është shembulli i vetëm i njohur i një dokumenti kadastral nga periudha e lashtë babilonase”.

Zbulimi është me rëndësi të madhe për historinë e matematikës, sepse “askush nuk priste që babilonasit të përdorin treshet e Pitagorës në këtë mënyrë”, shkruan ata.

Për aplikimet në tokë, babilonasit raportohet se përdornin një pllakë, e emërtuar Plimpton 322, që ishte si një lloj manuali për të zgjidhur problemet e tyre praktike: një strategji shumë e ndryshme nga trigonometria e grekëve, e konceptuar duke vëzhguar yjet në shekullin II para Krishtit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *