Një polic i vrarë në një sulm të DEASH-it në Irakun verior

Një oficer policie është vrarë në një sulm ndaj një pike kontrolli të forcës federale të Irakut në qytetin verior të Kirkukut nga anëtarët e organizatës terroriste DEASH.

Në një deklaratë me shkrim, Rrjeti Mediatik i Sigurisë tha se sulmi ka ndodhur në pikën e kontrollit pranë zonës Riad në jug të qytetit.

Pas incidentit, në rajon ka nisur një operacion i gjerë.

Në qershor 2014, grupi terrorist DEASH pushtoi provincat Mosul, Salahuddin dhe Anbar dhe pjesë të provincave Diyala dhe Kirkuk, të cilat u rikthyen nga forcat irakiane në fund të vitit 2017 me mbështetjen nga një koalicion i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Megjithëse kanë kaluar gati katër vjet që kur Iraku është pastruar nga DEASH-i, sulmet e organizatës vazhdojnë në zonat rurale të këtyre provincave.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *