“Një politikan i shkëlqyer”, Lubonja: A do ta guxojnë gjyqtarët të prekin Ramën pas deklaratës së Blinken?

nje politikan i shkelqyer lubonja a do ta guxojne gjyqtaret te prekin ramen pas deklarates se blinken
nje politikan i shkelqyer lubonja a do ta guxojne gjyqtaret te prekin ramen pas deklarates se blinken

Duke komentuar deklaratën e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken për kryeministrin Edi Rama, analisti Fatos Lubonja thotë në “Open” në News 24, se gjykatësit nuk do të guxojnë të prekin kryeministrin pas kësaj deklarate.

“Këtij populli i janë shpërlarë trutë dhe i thuhet se drejtësinë e bëjnë amerikanët. Ja shkoi Yuri Kim dhe vuri Dumanin. E marrim të mirëqenë se e bëjnë amerikanët. Këta gjykatësit a janë njerëz kur dëgjojnë mbretin e botës, që tha Hila, kur thotë që ky është i shkëlqyer. Thonë një pjesë, iku Berisha, iku dhe Meta dhe pastaj e ka radhën Rama. Tani mbreti i botës thotë se ky është i shkëlqyer. Logjikën e pranon që po të mbrojti ai këta nuk guxojnë. Je dakord që këtë burrin e shkëlqyer nuk e prekin dot?!”, tha Lubonja.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts