Një qytet i bukur turistik ukrainas po përgatitet për sulmin rus

21:35 18/04/2022

Në një qytet mjaft piktoresk turistik në skajin verior të rajonit të Donbasit të Ukrainës, njerëzit mund të dëgjojnë bombardimet që po afrohen afër qendrave të tyre të banimit. Rusët janë vetëm 5 milje larg në veri.

Sviatohirsk, para pushtimit rus ishte një pikë kryesore turistike, por tani është vetëm një vend tjetër në Donbas ku njerëzit ikin nga luftimet. Shumica e banorëve janë larguar nga frika se lufta nuk do ta ndalojë përparimin e saj të pamëshirshëm.

Ndërkohë, në qytetin e Izyum, tashmë ka luftime të ashpra. Banorët që kishin ikur nga Izyum thanë për BBC News se ishin bombarduar ditë e natë, nuk kishin ujë të pijshëm dhe energji elektrike për javë të tëra.

“Të gjithë janë të shqetësuar”, tha kryetari i qytetit, Vladimir.

Kryetari i qytetit po qëndron aty dhe po bën gati pako ushqimore për popullsinë e pakët në numër që ka mbetur në këtë qytet./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.