Një serb merr peng autobusin në Gjermani

nje serb merr peng autobusin ne gjermani
nje serb merr peng autobusin ne gjermani

14:31 22/09/2021

Policia gjermane arreston pengmarrësin dhe liron pasagjerët

Një shtetas serb dyshohet se e ka marrë peng një autobus i cili po udhëtonte nga Gjermania në Serbi. Forcat e shumta speciale kanë zhvilluar një aksion të madh në autostradën A9 në Bayern midis fshatrave Hilpostein dhe Grending ku e kanë arrestuar edhe një shtetas serb.

Një ekip i Policisë ka negociuar me pengmarrësin ndërsa autostrada A9 u mbyll në dy drejtimet. Pas negociatave u liruan pasagjeret dhe tre shoferët.

Sipas deklarimeve të policisë gjermane dëshmitarët kane thënë se 30-vjeçari serb kishte armë me vete dhe ka kërcënuar pasagjeret se do t’i vriste të gjithë.

Pengmarrësi kishte sulmuar fizikisht pasagjerët ndaj në vendngjarje mbeten dy persona të lënduar. Për te vënë nën kontroll pengmarrësin policia gjermane përdori “mjete ndriçimi verbuese”.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts