Një shekull marrëdhënie diplomatike Shqipëri- Mbretëria e Bashkuar, aktivitet nga ambasada jonë në Londër








Në përvjetorin e 100 të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, ndërmjet Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, u zhvillua një aktivitet i veçantë.

erion veliaj

Takimi u organizua nga Ambasada shqiptare në Londër në bashkëpunim me ambasadën britanike në Tiranë dhe ish deputetin e mikun e Shqipërisë John Grogan. Duke i hedhur një vështrim historik shekullit të marrëdhënieve tona diplomatike, Ambasadori Qirjako Qirko u fokusua tek thelbi i tyre. Nga 8 nëntori i vitit 1921 e deri më sot, Mbretëria e Bashkuar ka luajtur rol të rëndësishëm në momentet më kyçe, të zhvillimeve historike të shqiptarëve.

“Anglo Persina Oil Compani”, ishte e para që filloi kërkimet për naftë në territorin shqiptar, duke realizuar edhe nxjerrjen e saj në zonën e Patosit. Roli i Kolonel Sterling, Gjeneralit Percy dhe ushtarakëve të tjerë britanikë që u angazhuan në krijimin e xhandarmërisë dhe ushtrisë shqiptare ishte i një rëndësie thelbësore. Prezenca e tyre nuk ishte thjeshtë kontribut për organizimin e strukturave të rëndësishme, por mbartnin një mesazh të fortë politik që vinte nga superfuqia e kohës, për ruajtjen e tërësisë territorial të shtetit të ri shqiptar”,- tha Ambasadori Qirko në fjalën e tij.

Ai analizoi raportet diplomatike mes dy vendeve deri në pushtimin italian më 7 prill 1939, gjatë Luftës II Botërore dhe deri në ndërprerjen e tyre 45 vjeçare pas incidentit të Kanalit të Korfuzit në tetor të vitit 1946. Kryediplomati shqiptar në Londër, i bëri homazh 53 pjestarëve të misioneve britanike që dhanë jetën në vendin tonë, për çlirimin nga pushtimi nazi fashist.

“Rivendosja e mardhënieve diplomatike më 29 maj 1991, i hapi rrugë bashkëpunimit shumëdimensional mes dy vendeve tona. Britania e Madhe ka qenë një ndër të parat që ka kontribuar për vendosjen e shtetit ligjor, respektimin e të drejtave të njeriut dhe ekonomisë së tregut në Shqipëri. Ajo ka një kontribut të veçantë për anëtarësimin e vendit tonë në NATO dhe mbështetjen e aspiratës për anëtarësim në BE. Shqipëria e shqiptarët i mbeten mirënjohës për jetë Britanisë së Madhe dhe SHBA për rolin përcaktues në zgjidhjen e konfliktit në Kosovë në vitin 1999”,- tha z. Qirko në fjalën e tij.

Shqipëria e vlerëson të një rëndësie gjeostrategjike, prezencën e saj ekonomike në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Shqipëri. Britania e Madhe është atdheu i dytë i mbi 120 mijë shqiptarëve,- vijoi Ambasadori: “Është emocionuese të shikosh fëmijë të lindur këtu që ndjekin shkollat shqipe, flasin, recitojnë e mësojnë historinë e Shqipërisë dhe traditat tona”. Sot mbi 1200 biznese drejtohen nga shqiptarë, shumë djem e vajza po shkëlqejnë në art dhe sport, pa harruar 48 akademikët e qindra studentët nga Shqipëria që ndjekin universitetet më të mira britanike.

“Është e dhimbshme dhe e papranueshme të dëgjosh në media apo dhe në raporte zyrtare të flitet për “kriminelë shqiptarë”, “trafikantë shqiptarë”, “organizata kriminale shqiptare. Si ambasador i Shqipërisë edhe si ish pedagog i të drejtave të njeriut, pohoj se një qasje e tillë krijon një perceptim negativ për gjithë komunitetin e shqiptarëve. Përceptimet negative çojnë në krijimin e stereotipeve negative dhe historian a mëson se krijimi i tyre çon në racizëm”,- deklaroi Ambasadori dhe përfundoi:

“Nga janari i vitit 2022 Shqipëria do jetë për 2 vjet anëtar i Këshillit të Sigurimit të OKB. Kjo është një arritje dhe moment me rëndësi të veçantë për politikën dhe diplomacinë shqiptare. Bashkëpunimi me Britaninë dhe SHBA si dhe vendet e tjera me të cilat ndajmë të njëjtin orientim dhe vizion, është garanci për suksesin e këtij angazhimi dhe kontribut në drejtim të sigurisë dhe paqes në botë”.

Në këtë aktivitet morën pjesë e bënë prezantimet e tyre edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, personaliteti i njohur britanik Alastair Campbell dhe deputeti shqiptar Lavdrim Krashi.

erion veliaj 2 veliaj 3

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.