
08:16 17/03/2021
Guvernatori i Ohio, Mike DeWine njoftoi sot se shteti që ai drejton do të ofrojë vaksinën Covid-19 për të gjithë personat mbi 40 vjeç. Vaksinimi i kësaj moshe do të fillojë nga e premtja dhe është premtuar që nga data 29 Mars do të vaksinohen dhe personat 16 deri në 40 vjeç.
DeWine në një konferencë për mediat u shpreh se vaksinimi do të bëhet dhe për të gjithë ata që kanë sëmundje kronike, sëmundje pulmonare apo dhe tek ata që kanë probleme me zemrën ose mbipeshën.
Sipas llogaritjeve do të jenë mbi 1.6 milionë qytetarë që do të vaksinohen nga e premtja. DeWine ishte në Cleveland dhe njoftuar hapjen e klinikës së parë të vaksinimit masiv.
Parashikohet që të vaksinohen më shumë se 6 mijë qytetarë në ditë, por kjo shifër mund të rritet nëse do të hapen qendra të tjera të vaksinimit.
SHBA është një nga vendet që ka vaksinuar më shumë qytetarë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al