Një situatë e vështirë humanitare, Polonia e befasuar nga emigrantët në kufi

11:33 24/08/2021

Nisur nga një fluks i papritur rrefugjatësh nga Lindja e Mesme në kufijtë e saj Varshava ka nisur që të ndërtojë një gardh me tela me gjemba dhe ka dërguar ushtarë në kufi. Qeveria polake po planifikon që të ndryshojë legjislacionin për procedurat e azilit.

Shumica e këtyre emigrantëve vijnë nga Iraku dhe Siria, por edhe nga Afganistani të bllokuar në kufirin me Bjellorusinë.

Tashme këta emigrantë, të cilët pretendojnë se vijnë nga Afganistani, po kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare nga Polonia. Pavarësisht se kanë të drejtë ta bëjnë këtë, kërkesat e tyre për azil nuk po merren parasysh nga autoritetet polake.

Me ndryshimet ligjore e reja mund të kriminalizohen kalimet ilegale të kufirit dhe të bëjnë kërkesat për azil të bëhen më të vështira.

Nënsekretari i Shtetit në Ministrinë e Brendshme polake, Bartosz Grodecki ka konfirmuar se ndryshimet në legjislacion synojnë mbrojtjen e kufirit, në një kontekst evropian si përgjigje ndaj asaj që po ndodh në kufi për momentin.

Situata në kufirin Poloni-Bjellorusi nuk tregon shenja lehtësimi. Si rezultat, do të ketë më shumë migrantë të përqendruar përgjatë kufirit dhe autoritetet polake po përballen me një situatë të vështirë humanitare.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com