Një skelet dinozauri 150 milionë vjeçar do të dalë në ankand në Paris

nje skelet dinozauri 150 milione vjecar do te dale ne ankand ne paris

Një skelet dinozauri  që ka jetuar 150 milionë vjet më parë do të dalë në ankand në kryeqytetin e Francës, Paris.

Në deklaratën me shkrim nga Shtëpia e Ankandeve “Drouot” thuhet se më 20 tetor do të shitet në ankand skeleti i dinozaurit “camptosaurus”.

Është thënë se dinozauri i quajtur “Barry” ka jetuar 150 milionë vjet më parë. Thuhet se çmimi i skeletit mund të shkojë deri në 1.2 milionë euro.

90 për qind e kafkës së skeletit të dinozaurit, e zbuluar në shtetin amerikan të Wyoming në vitet 2000, së bashku me dhëmbët e tij, janë ruajtur shumë mirë deri më sot.

Paleontologu Barry James, i cili i dha emrin e tij dinozaurit 2 metra të gjatë, njihet si personi i parë që restauroi skeletin.

Më parë, në shtëpinë e ankandeve “Drouot”, në vitin 2022, skeleti i një dinozauri 150 milionë i vjetër të quajtur Zephyr u shit për rreth 673 mijë euro dhe në vitin 2021 u shit një dinozaur 66 milionë i vjetër i quajtur Big John për rreth 6.6 milionë euro.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts