Një skocez konfirmohet i vdekur në Izrael

nje skocez konfirmohet i vdekur ne izrael

nje skocez konfirmohet i vdekur ne izrael

17:53 09/10/2023

Një shtetas skocez është konfirmuar se është në mesin e të vrarëve në Izrael.

BBC News shkruan se skocezi, i identifikuar si Bernard Cowan ka ndërruar jetë të shtunën, ditë në të cilën nisën sulmet.

“Ne jemi shumë të pikëlluar për humbjen e djalit dhe vëllait tonë, Bernard Cowan, i cili u vra në mënyrë makabre të shtunën gjatë sulmit të befasishëm terrorist të Hamasit ndaj Izraelit”, tha familja e tij në një deklaratë.

Teksa thonë se Cowan do ju mungojë shumë, familja kërkon që të kenë privatësi në këtë periudhë të vështirë që po kalojnë.

“Kërkojmë privatësi në këtë periudhë të vështirë, ndërsa ne përjetojmë këtë humbje të madhe për familjen tonë, si në shtëpi, ashtu edhe në Izrael dhe për komunitetin hebre në Glasgow, ku ai do të na mungojë shumë”, thuhet më tej në deklaratën e familjes./tvklan.al


nje skocez konfirmohet i vdekur ne izrael

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts