Një super-rrogë që rëndon mbi arkat e Juves, bardhezinjtë duan të prishin kontratën me Ramsein








Aron Ramsei erdhi te Juventusi me famën e një futbollisti që mund të bënte diferencën në mesfushën e klubit bardhezi, por edhe me atë të një lojtari që dëmtohet shpejt e jo shpesh është në formën më të mirë. Kjo famë e ndoqi dhe u bë realitet edhe në Itali, ku ai rrallëherë ka qenë protagonist me Juventusin.

ramsei

Kësisoj, pas vetëm 70 ndeshjesh në tre sezone, me 112 minuta të luajtura në këtë aktual në të gjithë kompeticionet, te Juventusi e kanë kuptuar se ka ardhur koha që t’i japin lamtumirën lojtarit dhe të shuhet çdo shpresë e vogël që kishin se mund të përfitojnë diçka nga shitja e tij. Juventusi kërkon të heqë barrën e një super-rroge të lojtarit që rëndon në bilance deri në vitin 2023.

Ramsei përfiton 7 milionë euro neto, pra bardhezinjtë paguajnë rreth 9,13 milionë euro bruto në sezon për një futbollist që nuk duket në lartësinë e duhur. Ndaj palët pritet të ulen në bisedime për të mbyllur sa më shpejt marrëveshjen ekzistuese, në mënyrë që Ramsei të kërkojë një sistemim të ri, mundësisht në Angli ku nuk mungojnë ekipet e interesuara për të. Juventusi shpreson që të shpëtojë nga një pjesë e rrogës që i mbetet për t’i paguar, duke lehtësuar pak bilancet financiare.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *