Një telash më pak për Milanin, UEFA i “heq qafe” Grizman për ndeshjen e Ligës së Kampioneve








Milanit i duhen dy fitore historike për të kaluar turin në Ligën e Kampioneve, ku është me një këmbë jashtë pasi mban vendin e fundit në grup. Por si fillim, do të ketë një telash më pak në ndeshjen e radhës, pasi nuk do të ketë përballë një nga elementët më të rrezikshëm të skuadrës së Simeones, Antuan Grizman.

grizman

Sulmuesi u ndëshkua në ndeshjen e tretë në grupe, ndaj Liverpulit, kur goditi me shkelm në fytyrë Firminon. Një gjest që i kushtoi shtrenjtë atij e skuadrës spanjolle dhe për të cilin Grizman humbi edhe duelin e dytë ndaj anglezëve. Por UEFA ka vendosur që ajo masë ndëshkimore të jetë më e ashpër dhe kështu, i ka dhënë edhe një sfidë tjetër pezullim francezit, duke e cilësuar akt të dhunshëm goditjen e tij.

Në këtë mënyrë, Grizman nuk mund të luajë në ndeshjen e Ligës së Kampioneve të javës së ardhshme, që mund të jetë vendimtare për të dy skuadrat në rrugëtimin e mëtejshëm në turne.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.