Salvador Kaçaj, ish-futbollisti i kombëtares shqiptare të futbollit i cili në vitin 2006 kandidoi për president i FSHF-së, ka komentuar ngjarjet e fundit në institucionin e futbollit. Ai theksoi në studion e “Sport News Plus” në “News 24” se FSHF nuk duhej të injoronte vendimet e gjykatës, të cilat i njihte edhe UEFA ndaj zgjedhjet nuk duheshin mbajtur.
“Kjo është një telenovelë e turpshme për futbollin. Vetëm futbollit nuk i përket, nuk ka të bëjë me këtë sport. Nuk di nga t’ia filloj a bëhen apo jo. Vetëm ndonjë i marrë ose i papërgjegjshëm mund të bëjë vendime kundër vendimeve të gjykatës. Sipas logjikës së drejtë nuk mendoj se mund të bëhet veprim i tillë kundër gjykatës, është e thjeshtë dhe e qartë. Duhet të gjykohet në themel dhe pastaj nuk bëhet nami se bëhet pas tre muajsh zgjedhjet.
Para katër vitesh, kishte mosmarrëveshje mes Finos dhe FSHF, këtë çështje e ka zgjidhur pikërisht kjo gjykatë. Duhet të pritet, duhet që sipas ligjeve të ngrihet komisioni për t’u mbledhur Asambleja në kushte reale se këto që janë organizuar janë tërësisht të manipuluar. E dimë që të gjithë fajtorë jemi ne, që jemi të sportit, sepse u kemi lënë fushë të lirë se po të shohim nuk ka lidhje fare me futbollin, janë bërë një grup aty prej 20 vitesh.

Qeveria e Polonisë, me vendim të Parlamentit, ia ndaloi Bonjekut, pas tre mandateve, të rikandidonte. Kështu ia bënë Shuker në Kroaci. Çeferini vetë e ka kufizuar me tre mandate. Nëse kemi krizë që kemi nevojë mandat të 6 dhe 7, le të vazhdojë. Fajin e kemi ne që jemi vetëpërjashtuar. Ka njerëz në Ekzekutiv që nuk e njohin farë çfarë është futbolli. Çfarë kërkon Nuri, Dervishi apo Libohova, janë aty 20 vite rresht. Pse të mos jenë ata që kanë larë fushën me djersën e tyre. E kemi fajin vetë ne që jemi larguar nga futbolli”, tha Kaçaj.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al