Një “Terminator” brazilian për Armando Sadikun, trajneri i ri i sulmuesit është ish-ylli i Serisë A








Armando Sadiku ka mësuar më në fund se cili do të jetë trajneri që do ta drejtojë në sezonin e ri te klubi i Bolivar dhe për fatin e tij të mirë bëhet fjalë për një emër të njohur me shumë eksperiencë si futbollist, por edhe i suksesshëm si trajner. Pas më shumë se dy muajsh me trajner të përkohshëm, klubi i Bolivar ka bërë të ditur se ka emëruar në drejtim brazilianin Antonio Karlos Zago.

sadikuuuu

Ish-mbrojtësi brazilian, ka qenë pjesë e klubeve më të njohura braziliane, por bëri emër sidomos me Romën në Serinë A, duke fituar me të titullin kampion në vitin 2001. Titullar i padiskutueshëm në atë vit për klubin italian, ai mori nofkën “Terminatori” nga tifozët e klubit verdhekuq.

Pasi vari këpucët në gozhdë në një karrierë që e pa edhe duke fituar Kupën e Amerikës me Brazilin, Zago nisi karrierën e trajnerit dhe ka qenë mjaft i suksesshëm sidomos në vendlindje, ku në 2019 u shpall trajneri më i mirë i kampionatit Paulista, duke ndihmuar edhe Bragantinon që të kthehej në elitën e futbollit brazilian. Pas një eksperience te Kashima Antlers në Japoni, ai pranoi ofertën e Bolivar dhe tashmë do të drejtojë Sadikun në edicionin e ri ku ky klub do të ketë objektiv fitoren e titullit kampion.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *