Një tifoze polake kundër të gjithëve në vendlindje: Pashë ndeshjen mes shqiptarëve, asnjëherë në rrezik








Ngjarjet në ndeshjen Shqipëri-Poloni, për fat të keq, kanë bërë xhiron e botës dhe janë trumbetuar si skena të rënda që nuk duhet të përsëriten më. E ndërsa pritet vendimi i FIFA-s për ngjarjen në fjalë, në mediat polake është trumbetuar si një akt i pashembullt dhune. Por pikërisht një tifozë polake, e pranishme në “Air Albania”, ka qenë ajo që ka deklaruar se situata nuk është siç përshkruhet në media apo edhe vetë futbollistët e Polonisë.

kinga

Kinga Staçov, një polake e cila jeton dhe punon në Shqipëri prej dy vitesh, ka ndjekur ndeshjen e mbrëmshme mes tifozëve shqiptare dhe ka bërë të ditur për “SportoweFakty” se nuk duheshin anatemuar tifozët shqiptarë.

“Nuk u ndjeva aspak në rrezik. Vendasit reaguan me buzëqeshje ndaj meje, ata bënë edhe fotografi me mua”, tregoi tifozja e cila ishte me fanellën e Polonisë në stadium, por jo në tribunën që u rezervua për miqtë.

“Tifozët nga një sektor, të cilët ishin pranë tifozëve që kishin ardhur nga Polonia, janë përgjegjës për atë që ndodhi. Ata u përplasen me njëri-tjetrin gjatë gjithë ndeshjes dhe pas golit, emocionet shpërthyen. Ka njerëz kudo që i kërkojnë këto lloj incidentesh.

kingaaaa

Huliganët? Është problem shumë më i madh në Poloni. Këtu, situata të tilla ndodhin shumë rrallë, aq më tepër në ndeshjet e ekipit kombëtar. Unë ndjehem shumë e sigurt këtu”, u shpreh ajo.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *