“Një tjetër burgaxhi i Ramës do largohet nga qeveria”/ PD reagon për dënimin e kryebashkiakut të Mallakastrës në Greqi: Edhe pse me vonesë, u provua…






Partia Demokratike ka reaguar pas lajmit se kryetari i bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj, i cili edhe është denoncuar nga kjo forcë politike rrezulton se ka qenë i dënuar në Greqi me tre vite burg.

bardhi-Ismailaj

Në një deklaratë për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi thotë se pavarësisht se një vit e gjysmë nga denoncimi, përsëri është provuar vërtetësia e qëndrimit të selisë blu.

Teksa e quan kryebashkiakun “burgaxhi të Edi Ramës”, Bardhi shprehet se Ismailaj është produkt i kryeministrit.

“Sot kemi një lajm të mirë! Një tjetër burgaxhi i Edi Ramës do të largohet nga qeverisja. Megjithëse me 1 vit e gjysëm vonesë, u provua vërtetësia e qëndrimit të Partisë Demokratike se Kryebashkiaku ilegjitim i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, është i dënuar me burg në Greqi dhe se ai e ka fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit.  Qerim Ismailaj është produkt politik i Edi Ramës, njësoj si mbi 20 kriminelë të tjerë që ai i futi në parlament, i emëroi në bashki dhe vazhdon me ta bashkëqeverisjen për të vjedhur pasuritë e shqiptarëve dhe bashkë me to, edhe votën e tyre”, shprehet Bardhi.

Sipas tij Rama është i pafuqishën për të mbrojtur kriminelët. “Megjithatë, përballë të vërtetës, Edi Rama është i pafuqishëm për të mbrojtur kriminelët që e sollën në pushtet. Herët apo vonë, edhe ai vetë do të përballet me drejtësinë! E vërteta vonon, por nuk harron!”

HETIMET E PROKURORISË

Kryetari i Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj, rezulton i dënuar me 3 vite burg në Greqi, për dy vepra penale.

Pas hetimeve të kryera nga prokuroria, kryebashkiaku i denoncuar nga Partia Demokratike, rezulton me probleme me ligjin e Dekriminalizimit.

Sipas Prokurorisë shqiptare, ai është dënuar në vitin 2000 me vendim të formës së prerë nga një gjykatë greke, për dy vepra penale. Por ky dënim, në Shqipëri korespondon me një dënim vetëm me gjobë, për një vepër penale.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *