Një tjetër ditë, një tjetër akuzë nga Putin

18:31 27/05/2022

Presidenti rus Vladimir Putin akuzoi Ukrainën për “sabotim” të bisedimeve të paqes me Rusinë. Komentet, sipas Kremlinit, u bënë gjatë një telefonate 45-minutëshe midis liderit rus dhe kancelarit austriak Karl Nehammer.

Sipas Moskës, Putin mohoi që bllokada e porteve të Ukrainës nga vendi i tij është fajtor për ndërprerjen e furnizimeve globale të ushqimit, duke sugjeruar se shkaku i vërtetë janë sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian.

Kancelaria e Austrisë tha se qëllimi i telefonatës, e përshkruar si “shumë intensive, shumë serioze”, ishte për të përcaktuar nëse mund të gjenden zgjidhje të mundshme humanitare në Ukrainë. Zyra e kancelarit gjithashtu shtoi se Putin tha se ishte gati të diskutonte një shkëmbim të burgosurish me Ukrainën./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.