Shitja e Çelsit vazhdon të mbetet një ndër temat kryesore në Angli, ku në orët e fundit ka dalë një tjetër kandidat në skenë për blerjen e klubit.
Sipas “Tuttomercato.web”, njeriu më i pasur i Mbretërisë së Bashkuar, Xhim Ratklif i është bashkuar garës për blerjen e klubit duke ofruar një shifër marramendëse prej 4 miliardë sterlinash.
Ratklif është gjithashtu pronari i një tjetër klubi europian, me 69-vjeçarin që gjithashtu ka në pronësi skuadrën e Nisës në Francë.
Mbetet për t’u parë nëse tratativa do të përmbyllet me sukses, dhe nëse situata e shitjes së Çelsit më në fund do të zgjidhet.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al