Një tjetër shtet afrikan rrëzon qeverinë, pas grushtit të shtetit emërohet presidenti i ri i Gabonit

nje tjeter shtet afrikan rrezon qeverine pas grushtit te shtetit emerohet presidenti i ri i gabonit

Oficerët e ushtrisë që morën pushtetin përmes një grushti shteti në Gabon të mërkurën, kanë emëruar gjeneralin Brice Oligui Nguema si udhëheqësin e vendit.

Gjenerali Nguema u transportua më herët duke festuar nëpër rrugët e kryeqytetit Libreville nga trupat e tij.

Nga ana tjetër, Presidenti i rrëzuar, Ali Bongo, është shfaqur në një video në shtëpinë e tij, duke u bërë thirrje “miqve të tij në të gjithë botën” që të “bëjnë zhurmë” në emër të tij.

Ish-kolonia franceze është një nga prodhuesit kryesorë të naftës në Afrikë.

Përmbysja e Bongos i dha fund mbajtjes së pushtetit prej 55 vitesh nga familja e tij në shtetin e Afrikës Qendrore. Oficerët e ushtrisë dolën në televizion në orët e para të së mërkurës për të thënë se kishin marrë pushtetin.

Ata thanë se kishin anuluar rezultatet e zgjedhjeve të së shtunës, në të cilat Bongo u shpall fitues, por që opozita tha se ishin të rreme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts