Një tjetër shtet pezullon vaksinën AstraZeneca

09:14 15/03/2021

Holanda është bërë vendi i fundit që ka pezulluar vaksinën AstraZeneca mbi shqetësimet e mundshme se mund të ketë efekte anësore. Qeveria holandeze tha se ky vendim, i cili do të zgjasë për 14 ditë, është marrë si masë paraprake. Më herët të njëjtin vendim mori edhe Irlanda mbi raportimet për mpikse gjaku tek disa persona në Norvegji.

Megjithatë Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se nuk ka prova që të ketë lidhje mes vaksinës dhe mpiksjeve të gjakut. Kjo vaksinë është pezulluar në Danimarkë, Norvegji, Bullgari, Islandë dhe Tajlandë.

Agjencia Europiane e Barnave tha se po shikon me kujdes incidentet tek këto raste. Agjencia rregullatore e ilaçeve në Mbretërinë e Bashkuar deklaroi se nga provat nuk sugjerohet që të jetë vaksina ajo që shkakton mpiksjen, ndërkohë që kanë bërë thirrje për qytetarët që ta marrin vaksinën.

Rreth 17 milionë europianë kanë marrë 1 dozë vaksine AstraZeneca, ndërkohë që janë më pak se 40 raste mpiksje gjaku të raportuara javën e kaluar.

Shqipëria nisi të shtunën vaksinimin e mësuesve me vaksinën AstraZeneca. Një ditë më parë, drejtori i sapo emëruar i zyrës së OBSH në Shqipëri, Gerlad Rockenschaub, deklaroi se nuk ka asnjë arsye që përdorimi i kësaj vaksine të pezullohet në vendin tonë. Ai sqaroi se deri më tani nuk ka asnjë indice që incidentet e regjistruara të jenë të lidhura me procesin e vaksinimit.

“Nuk ka asnjë arsye për të pezulluar vaksinimin me vaksinën AstraZeneca. Ajo që është me rëndësi në këtë moment është që të gjitha incidentet janë duke u investiguar me shumë kujdes dhe deri më tani nuk ka asnjë indicie që ato janë të lidhura me procesin e vaksinimit”, tha Rockenschaub./tvklan.al









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *