Një tjetër vend i BE-së heq masat kufizuese të pandemisë: Situata është e qëndrueshme

nje tjeter vend i be se heq masat kufizuese te pandemise situata eshte e qendrueshme
nje tjeter vend i be se heq masat kufizuese te pandemise situata eshte e qendrueshme

Suedia ka njoftuar heqjen e kufizimeve të vendosura nga autoritetet për frenimin e koronavirusit të ri (COVID-19).Kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson, në një konferencë për medie tha se vendimi është marrë me sugjerim të Agjencisë së Shëndetit Publik.

Duke argumentuar se pandemia COVID-19 është nën kontroll, Andersson theksoi se virusi nuk ka dëmtuar shërbimet shëndetësore publike dhe se situata është e qëndrueshme në repartet e terapisë intensive të spitaleve.

Ndërkohë, Agjencia e Shëndetit Publik raportoi se vdekjet nga COVID-19 u rritën në 16 mijë e 28 dhe numri i infeksioneve ka tejkaluar shifrën 2,2 milionë.Të martën, Danimarka u bë vendi i parë i Bashkimit Evropian (BE) që hoqi shumicën e masave kufizuese kundër COVID-19.

Në të njëjtën ditë, ajo u pasua nga Norvegjia e cila hoqi ndalimin e përdorimit të alkoolit pas orës 23:00 dhe kufirin e grumbullimeve private me jo më shumë se dhjetë persona.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts