
21:33 14/12/2022
Humb jetën punonjësi i sigurisë, kishte rënë nga lartësia gjatë një ndeshjeje në stadiumin “Lusail”
Një punonjës i sigurisë humbi jetën në Katar, disa ditë pasi kishte pësuar dëmtime serioze si pasojë e rënies nga lartësia në stadiumin “Lusail”.
Organizatorët lajmëruan se John Njau Kibue ra nga lartësia më 10 dhjetor, e nuk arriti që të mbijetonte si pasojë e plagëve të marra. Viktima ishte e moshës 24 vjeçare me origjinë nga Kenia. Punonjësi i sigurisë ndodhej prej tri ditësh në reanimacion.
Organizatorët njoftuan se po hetohen shkaqet e aksidentit, ndërsa informacione shtesë do të jepen në ditët në vazhdim. Ndërkohë, familja do të marrë të gjitha detyrimet financiare të papaguara. Javën e kaluar, hetime nisën pas vdekjes së një punëtori filipinas në një kantier ndërtimi.
Gjatë zhvillimit të edicionit, kanë humbur jetën edhe gazetarët Khalid al-Misslam, Roger Pearce dhe Grant Uahl. Kampionati botëror zhvillohet për herë të parë në një vend të Lindjes së Mesme.
Klan News
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al