Një tradhtar futi rusët brenda fabrikës së çelikut, politikania ukrainase: Pushtimi i Mariupolit do të ishte shkatërrues, vetëm mrekullia mund të shpëtojë civilët

Një politikan ukrainas, thotë se pushtimi i Mariupolit nga rusët do të ishte shkatërruese. Duke folur në një program në BBC, kryetarja e Komisionit Parlamentar për Integrimin e Ukrainës në BE, Ivanna Klympush-Tsintsadze, tha se sulmi i Rusisë ndaj fabrikës së çelikut Azovstal nga toka e ajri, do të ishte padyshim shkatërrues dhe i dhimbshëm.

“Do të ishte shkatërruese dhe e dhimbshme për ne. Por jemi të vendosur të kthejmë të gjitha territoret tona”, tha politikania.

Klympush-Tsintsadze tha se forcat ruse janë përpjekur të futen brenda fabrikës së çelikut përmes tuneleve nëntokësore “duke gjetur një spiun” për t’u treguar atyre rrugën, por tha se deri më tani ata kishin qenë të pasuksesshëm.

Ka disa sugjerime se ushtarët rusë janë tashmë brenda uzinës, por është e paqartë se sa të sakta janë këto raporte.
Klympush-Tsintsadze shtoi se Ukraina “po pret që të ndodhë një mrekulli” në mënyrë që civilët ende të bllokuar në uzinë të mund të shpëtohen.
Rusia ka thënë se do të zbatojë një armëpushim sot për të lejuar më shumë evakuime të
civilëve nga uzina Azovstal.

E pyetur se sa i besueshëm ishte pretendimi i Rusisë, ajo tha se Rusia ka “shkelur” fjalën e saj kur janë arritur marrëveshjet, por se do të ishte “një mundësi e madhe për të shpëtuar jetën e civilëve të tjerë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.