“Një tufë drejtorësh rrethojnë deputetin sapo zbret në territor!”- Rama: Paria e kapardisur në rrugë e kafene të zhduket nga sytë e popullit! Si një copë e filmit “Koncert në vitin 36”





Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur sot para socialistëve në Asamblenë Kombëtare të selisë rozë tha se shëmbëlltyra e parisë së kapardisur në rrugë e kafene duhet të zhduket nga sytë e popullit.

Rama tha se pavarësisht dallimeve me rivalët pasqyra e partive shqiptare në pushtet është prej 30 vjtësh në sytë e qytetarëvre si një copë e filmit “Koncert në vitin ’36”.

Partia nuk mund të zgjohet vetëm kur vijnë zgjedhjet, dhe as të mbahet gjallë si një mocal interesash të rretheve të privilegjuara. E vërteta e hidhur është se pavarësisht dallimeve tona me rivalët, pasqyra e partive shqiptare në pushtet qysh prej 30 vjetësh në sytë e komuniteteve të Shqipërisë ngjan si një copë e filmit “koncert në vitin 36’. Në vend të asaj parisë në film kemi një trupë drejtorash dhe shefash që rendin ta rrethojnë deputetin apo të deleguarin sapo shfaqet në territor. Të gjithë bashkë rrethojnë kryetarin e partisë kur zbret në territor. Ai rreth i privilegjuar, flas për strukturën keqbërëse është një nga armiqtë të transformimit që ne na duhet doemos. Shëmbëlltyra e parisë se kapardisur nëpër rrugë e kafene duhet zhdukur nga sytë e popullit, nëse duam që shqiptarët të na afrohen shumë më shumë”, tha Rama.

Prandaj partia jonë duhet të hyjë në një proces të kthimit të vetevetes në hapësirë të pjesmarrjes, edukimi politik dhe përkushtimi vullnetar. Një parti serioze duhet të krijojë një kontekst marrëdhëniesh të qëndrushme që kapërcejnë qerthullin e interesave vetjake. Nëse fjala nuk lidhet me fytyrn, nëse zëri nuk lidhet me figurën… Mbledhja e organizatës për punësim në shtet nuk i sjell asgjë të re PS-së, veçse një pikë tjetër uji që gërryen gurin e themelit të saj”, u shpreh ai.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *