Një ultra-konservator zgjidhet President i Iranit

14:12 19/06/2021

Ebrahim Raisi, nën sanksione nga SHBA për ekzekutime politike

Një konservator i linjës së ashpër është zgjedhur President i Iranit në zgjedhjet që u mbajtën të premten. Ebrahim Raisi ka marrë mbi 60% të votave duke lënë pas 3 kandidatë të tjerë të cilët e pranuan rezultatin.

Kleriku 60-vjeçar ka shĂ«rbyer nĂ« tĂ« kaluarĂ«n si prokuror, por ndaj tij Shtetet e Bashkuara kanĂ« vendosur sanksione pĂ«r shkak tĂ« ekzekutimeve tĂ« kundĂ«rshtarĂ«ve politikĂ« tĂ« burgosur nĂ« vitet ‘80. Presidenti i Iranit Ă«shtĂ« zyrtari i dytĂ« mĂ« i lartĂ« nĂ« vend, pas udhĂ«heqĂ«sit suprem Ajatollahut Ali Khamenei.

Ai ka një ndikim të rëndësishëm në politikën e brendshme dhe atë të jashtme, por fjalën e fundit e thotë Ajatollahu. Linja e ashpër që ndjek Raisi është kundër shumë lirive shoqërore, por pritet që ai të favorizojë kthimin e një marrëveshjeje ndërkombëtare mbi veprimtarinë bërthamore të Iranit.

SHBA u tërhoq nga marrëveshja në 2018-ën dhe i vendosi sanksione Iranit duke shkaktuar vështirësi ekonomike për qytetarët dhe një pakënaqësi të gjerë. Bisedimet që synojnë ringjalljen e marrëveshjes janë duke vijuar në Vjenë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *