Një ushtar ukrainas humb jetën në sulmin e separatistëve pro-rusë në Donbas

Një ushtar ukrainas ka humbur jetën si pasojë e zjarrit të hapur nga separatistët pro-rusë në rajonin Donbas në lindje të Ukrainës.

Në një deklaratë nga Forcat e Armatosura të Ukrainës thuhet se që nga ora 07:00 separatistët pro-rusë kanë shkelur dy herë armëpushimin.

Më tej në deklaratë theksohet se një ushtar ukrainas ka humbur jetën si pasojë e zjarrit të hapur nga separatistët pro-rusë në zonën Peski të Donbasit dhe se zyrtarët e Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE) janë informuar lidhur me ngjarjen.

Që nga 27 korriku është marrë vendim për armëpushim gjithëpërfshirës

Grupi i Kontaktit Trepalësh i përbërë nga Rusia, Ukraina dhe OSBE-ja, lidhur me zgjidhjen e krizës në rajonin Donbas ka marrë vendimin për një armëpushim gjithëpërfshirës që nga 27 korriku 2020.

Në konfliktet që vazhdojnë që nga viti 2014 mes qeverisë së Kievit dhe separatistëve pro-rusë të cilët kanë shpallur në rajon të ashtuquajturën pavarësinë, kanë humbur jetën mbi 13 mijë persona.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *