
Një ushtare izraelite u ther me thikë dhe arma e saj u sekuestrua pranë një vendbanimi izraelit në Bregun Perëndimor të okupuar, njoftoi ushtria sot.
“Pranuam një raport në lidhje me një të dyshuar, i cili goditi një ushtare izraelite dhe rrëmbeu armën e saj personale pranë lagjes Nevo në Luginën e Jordanit”, thuhet në deklaratën e ushtrisë izraelite.
“Forcat e ushtrisë izraelite arrestuan të dyshuarin dhe morën armën”, thuhet më tej në deklaratë.
Ushtria izraelite nuk dha detaje të mëtejshme në lidhje me të dyshuarin apo gjendjen e ushtares së therur.//AA
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al