Një vit nga shpërthimi i Bejrutit

18:00 04/08/2021

Familjarët e viktimave ende kërkojnë drejtësi, vendi në kolaps

Në 4 Gusht ndodhi katastrofa ne Bejrutit. Një vit pas ngjarjes ku qindra tonë të nitrat të amonit, jo të ruajtura si duhet, shpërthyen duke shënuar një nga incidentet më të mëdha  në histori sot ende po kërkohet drejtësi.  Hetimi ka ngecur pasi janë refuzuar kërkesa për të marrë në pyetje politikanë dhe ish-zyrtarë.

Shpërthimi i fuqishëm, shkatërroi lagje të tëra, duke lënë të vdekur të paktën 214 persona, duke plagosur me mijëra persona. Disa ende vuajnë për humbjet e më të dashurve të tyre, të tjerë tentojnë të kuptojnë se çfarë do të thotë të mbijetosh.

Shume persona kane ende trauma psikologjike pasi kanë mbetur ne mendjen e tyre disa prej momenteve dramatike të shpërthimit. “Ne nuk e kemi harruar akoma ishte një orë trishtimi, zemërimi”, tha një banorë i Bejrutit. “Gruaja ime dhe unë ishim në ballkon dhe shtëpia ime u shkatërrua”, rrëfeu një tjetër banor.

Kryeministri në detyrë i Libanit, Hassan Diab, tha se arritja e drejtësisë në lidhje me këtë ngjarje fillon me marrjen e përgjegjësisë nga zyrtarët përgjegjës për tragjedinë.

Hetimi libanez për shpërthimin është duke ngecur pasi kërkesat për të pyetur politikanë të lartë dhe ish -zyrtarë janë refuzuar.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *