Një vit pandemi, OBSH vështirësi menaxhimi

13:23 11/03/2021

Ekspertët kritikë me qasjen e organizatës dhe vendimet e ngadalta

Një vit më parë Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli përhapjen e koronavirusit pandemi globale, një veprim që erdhi pas refuzimit disa javor me arsyetimin se përhapja e virusit mund të ndalohej.

Një vit më pas, Organizata Botërore e Shëndetësisë vijon të jetë një hap pas mbrapa shkencës dhe ende nuk ka fuqinë të bindë vende të ndryshme të braktisin qasjen e tyre nacionaliste dhe t’i ndihmojë të varfërit që të marrin vaksinat.

Një vit pandemi gjatë të cilit agjencia e OKB-së bëri disa gabime të kushtueshme. Së pari doli kundër mbajtjes së maskave në publik dhe deklaroi se COVID-19 nuk përhapet përmes ajrit. Gjithashtu refuzoi të kritikojë hapur disa vende, sidomos Kinën për gabimet në fazën e parë të përhapjes së virusit.

Një sjellje e tillë sfidoi besueshmërinë e OBSH-së dhe solli përplasje mes fuqive të mëdha.

Tani që presidenti amerikan Joe Biden vendosi të ri anëtarësohet në OBSH, organizata mund të marrë frymë disi më lehtë, por shumë punë mbeten për të ardhmen, më kryesorja furnizimi i vendeve me të ardhura të mesme dhe të ulëta me vaksina.

OBSH-ja është treguar e verbër, më shumë e kujdesshme sesa parandaluese. Në kohë paniku dhe krize organizata duhet të rrezikojë më shumë dhe të jetë më e guximshme,” thotë Gian Luca Burci, ish-këshilltar ligjor i organizatës.

Paralajmërimi i parë nga OBSH-ja erdhi më 30 Janar 2020, por shumë vende e injoruan. Si rezultat deri më tani në mbarë botën koronavirusi ka prekur mbi 116 milionë vetë. Prej tyre, mbi 2.5 milionë kanë vdekur dhe mbi 66 milionë janë shëruar.

Klan News









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *