Një xhami pa imam, prej 6 muajsh nuk këndohet ezani në fshatin turk

Një ngjarje e radhë është regjistruar në fshatin turk Duatepe. Në fshat, thuajse të gjithë banorët janë myslimanë, mirëpo në xhaminë e fshatit mungon imami.

Fshati ndodhet në qytetin Erzurum të Turqisë dhe prej 6 muajsh në xhami nuk dëgjohet ezani. Banorët tregojnë për mediat vendase se shkojnë në xhami për të falur 5 vaktet e ditës ndërsa u mungojnë ligjërimet gjatë së xhumasë apo në ditë festash.

Sipas mediave turke ky është fshati i vetëm në vend ku nuk këndohet thirrja për namaz.

Ata nuk e shohin vetëm si një pengesë për veten, por edhe për fëmijët e tyre të cilët nuk arrijnë të marrin njohuri për fenë.

“Në fshat kemi 6 muaj pa imam. Na ka marrë malli të dëgjojmë ezanin. Vijmë këtu dhe gjejmë vetëm muret. Kjo pengon edhe fëmijët tanë që të mësojnë për fenë. Nuk dimë çfarë të bëjmë”, thonë banorët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *