Njerëz të vrarë dhe të lënë në mes të rrugës, BBC flet për pamje të tmerrshme në Kiev: Disa prej tyre ishin civilë

Jo vetëm ushtarët rivalë, duket se trupat ruse në Ukrainë kanë shënjestruar edhe civilët e thjeshtë. Në një video të publikuar në rrjete sociale, shihet se si trupat ruse gjuanin një burrë që ishte dorëzuar dhe qëndronte me duart lart.

Gazetarët e BBC kanë gjetur në një perimetër 200 metra të gjatë, 13 trupa të vdekur, dy prej të cilëve civilë ukrainas. Përgjatë rrugës që shkoje për në kryeqytet, gazetarët rrëfejnë se kishte rrënoja ngado si dhe njerëz që qanin dhe rënkonin nga dhimbjet.

Gjithashtu, janë gjetur edhe trupa të tjerë të pajetë, por që nuk dihet ende se kush ishin dhe pse u vranë.

  • foto galeri

Sakaq, vlen të theksohet se Rusia ndodhet tashmë prej më shumë se një muaji në Ukrainë, për të tentuar pushtimin e saj. Deri më tani, ata kanë mundur të sigurojnë disa qytete në Lindje të vendit, por pikat kryesore, mbeten ende në duart e ukrainasve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.